Xhixho takim me kongresmenët amerikanë: Mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho gjatë vizitës në SHBA zhvilloi takime me kongresmenët Tim Walberg , John Moolenar dhe Jonathan L. Jackson.

Ajo u shprehu kongresmenëve mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit europian të vendit.

“Demokracia, shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standarde demokratike që Shqipëria si anëtare e NATO-s i ka detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe aleatit strategjik, SHBA”, theksoi Xhixho.