"PS do të kontrollojë SPAK-un?" Shehu: Jam kundër asambleve jakobine që kontrollojnë drejtësinë
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Isuf Shehu u shpreh se është kundër asambleve jakobine, por është pro ndarjes së pushteteve dhe kundër strukturave që prodhojnë instrumente juridikë për kontrollin e institucioneve të tjera.
Shehu: Jam kundër asamblesë jakobine, por jam pro ndarjes së pushteteve dhe kundër strukturave që prodhojnë instrumente juridikë për kontrollin e institucioneve të tjera. Kuvendi duhet të merret me konvertimin e vullnetit politike në normë dhe nëse do të kontrollojë institucione të tjera, nuk mund të merret me një punë të tillë.
Me kushtetutën që kemi, kemi përcaktuar institucionet të cilat merren me drejtësinë. Duhen lënë institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre dhe ato që monitorojnë punën e prokurorëve, që bëhet nga gjykata
