Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i RMV-së/ Andoni: Historike për shqiptarët, në zonat shqiptare ka investime të pakta
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 15:12
Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News foli për zgjedhjen e Talat Xhaferrit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Andoni u shpreh se është një arritje e madhe që në Maqëedoninë e Veriut u zgjodh një kryeministër shqiptar.
Andoni: Është një cak historik për shqiptarët.
Në pjesën individuale është nga arritjet më të mëdha të tyre.
Maqedonia e Veriut përballen me një korrupsion shumë problematike.
Problemi për shqiptarët në këto momente është VMRO DPMNE.
Besoj se në cdo moment do i krijojnë problem këtij eksperimenti.
Ka qenë fat i madh për shqiptarët pasi motoja e Ali Ahmetit para dy vitesh ishte për një kryeministër shqiptar.
Sfida për shqiptarët është sfida për të ardhmen.
Në zonat shqiptare ka investimet më të pakta.
