Katër gola dhe 3 penallti, mbrëmje e çmendur në “San Siro”. Milani ngec në shtëpi ndaj Bolonjës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 22:51
Mbrëmje dramatike në “San Siro”, Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bolonjës, në një sfidë që i pati të gjitha!
Katër gola, 3 penallti, dy prej të cilave të humbura nga kuqezinjtë dhe një karton i kuq për trajnerin mik Tiago Mota, teksa në fund ishim miqtë nga Bolonja ata që festuan pikën e marrë.