Lukaku i "shkel syrin" Arabisë Saudite: Në dy vitet e ardhshme do të jetë ...

“Në dy vitet e ardhshme unë shoh që Liga Pro Saudite të bëhet një nga më të mirat në botë, nëse jo më e mira“, do të shprehej Romelu Lukaku i intervistuar pas fitores së Romës në ndeshjen miqësore në Riad kundër Al Shabab-it.

Lukaku foli padiskutim fjalë të mira për kampionatin arab, ndërsa forcon kështu zërat për një kalim të tij në Arabi, ndërsa interesimet nuk mungojnë. Në fakt në merkaton e verës një nga skuadrat arabe i ofroi 30 milionë euro, të cilat u refuzuan për të zgjedhur Romën.

“Klubet bëjnë shumë përpjekje për të sjellë lojtarët e mëdhenj këtu, ata po përmirësohen shumë. Mund të jetë kompeticioni më i mirë në botë”, përfundoi ndër të tjera Lukaku.