PAMJE KAOTIKE NGA KUVENDI/ Bllokohet sërish Komisioni i Reformës Zgjedhore nga opozita
Teksa pritet të nisin punimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe kjo mbledhje do të jetë në një linjë me atë të një jave më parë, ku opozita ka bllokuar sërish punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Drejtuesi socialist, Damian Gjiknuri u largua nga salla pas pak minutash, kjo për shkak se deputetët e opozitës kishin bllokuar karriget dhe kishin ndezur zhurmues.
Pas disa minutave tension, Gjiknuri dhe socialistët u larguan, kurse deputetët e grupit ‘Basha’ as nuk kishin marrë mundimin të paraqiteshin në seancë.

Kujtojmë se opozita kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensus për reformën zgjedhore. Kjo gjë kërkohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Reforma
Në Komision pritet të adresohen çështjes të rëndësishme siç janë si vendimet e Kushtetueses për votën e diasporës dhe formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.
Kujtojmë se në seancën e së premtes së kaluar ishin deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ato që tentuan të bllokonin punimet në komision, ndërkohë që morën edhe masën përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për këtë fakt.

