Hetimet/ Minorenet u shfrytëzuan për pro*titucion/ Familjarët denoncuan largimin

Familjarët e 3 të miturave, që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë, kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në vend-ndodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.

Ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion mga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.