Gazetari Laçi zbulon detaje të lidhjes së mjekut me 16-vjeçaren

Gazetari, Dritan Laçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News zbuloi detaje të lidhjes së mjekut me 16 vjecaren.

Laçi: Ajo që po ndodh është produkt i një shoqërie që prej 30 vitesh vazhdon të kalojë një tranzicion të vështirë.

Ne jemi të pavëmendëshëm ndaj këtyre fenomeneve si përshembull rasti i mjekut.

Një mjek futet në raport me të afërmin e një pacienteje dhe nën petkun e një besimtari këtu fillon manipulimi me vajzën.

Kontakti ka filluar pasi vazja ka shkuar me gjyshen në spital dhe në pamundësi të një telefoni nga ana e gjyshesh, mjeku ka krijuar kontakt me mbesën.

Në atë kohë vajza ka qenë 14 vjec.

Duke shfrytëzuar një sens manipulimi kryesisht me veshjen, pastaj një lloj afrimi i vajzës me të.

Familja e ka pasur të vështirë që vajzën të shkëpusë nga mjeku.

Vajza është indoktrinaur plotësisht dhe ka ndryshuar edhe llojin e veshjes.