Sllovakia veto Ukrainës, Fico: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, nxit përplasje me Rusinë

Sllovakia ka vendosur të vërë veton për të mos lejuar anëtarësimin e ukrainës në NATO.

Për kreun e qeverisë, Robert Fico anëtarësimi i Kievit në aleancë do të rrisë tensionet dhe do të zgjerojë konfliktin ushtarak

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO provokon luftën e tretë Botërore.

Kështu u shpreh, kryeministri Sllovak, i cili mes të tjerash bëri me dije se me datë 24 Janar do të takojë homologun ukrainas.

"Unë do t'i them Shmyhalit se jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vendos veton ndaj saj.

Nëse Ukraina do të ishte në aëntarë e forcës veri atlantike, do të nxiteshin vazhdimisht disa konflikte" dhe "po të ndodhë një herë përplasja mes Rusisë dhe një shteti anëtar të NATO-s, do të kemi një luftë botërore”, u shpreh ai.

Fico dhe kryeministri ukrainas do të takohen në qytetin kufitarr, Uzhhorod.

Përvec vetos, gjatë një intervistë për televizioni shtetërore, ai bëri me dije se Sllovakia do vazhdojë mbështesë Ukrainën financiarisht.

Sllovakia, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ka qenë prej kohësh një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

Por, kur Qeveria e majtë nacionaliste e Ficos, e ka marrë pushtetin në tetor të vitit të kaluar, ka vendosur të mos furnizojë Kievin me armë.

Vendet anëtare kanë votuar për të thjeshtësuar rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit, siç është heqja e kërkesës për një plan veprimi për anëtarësim.

Alenca, po ashtu, ka formuar Këshillin NATO-Ukrainë për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy palëve.

Megjithatë, disa vende anëtare kanë mëdyshje se kur duhet ta pranojnë Ukrainën në NATO.