Shpërthim gazi në Bruksel, evakuohen rreth 700 persona

672 persona janë evakuuar në pjesën veriore të Brukselit pas shpërthimit në një shtëpi, ndoshta të shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit ndodhi një shpërthim, në një shtëpi Nether-over-Haebleck.

Më pas ka shpërthyer menjëherë zjarri. Gjithsej 672 persona u evakuuan në zonë, duke përfshirë dy shkolla. Si pasojë e shpërthimit  kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shkaku i rrjedhjes mbetet për t’u hetuar, por sipas burimeve besohet se punëtorët kanë goditur një tub me presion të ulët gjatë punimeve në trotuar.