Tsahkna: Ta ndihmojmë Ukrainën me vendime konkrete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 15:03
Në Evropë flitet shumë për ndihmat ndaj Ukrainës dhe janë krijuar instrumente të ndryshme për ta mbështetur atë, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime konkrete, deklaroi ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.
Tsahkna, në veçanti, kujtoi se ”Estonia po zhvillon instrumente ligjore që lejojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën dhe rindërtimin e saj”.
“G7 dhe shumë vende të tjera kanë shprehur interes për këtë mundësi. Ky është një mjet i rëndësishëm me pasoja afatgjata nga të cilat Ukraina mund të përfitojë shumë”, shtoi Tsahkna.

