Kinë, dy të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar nga rrëshqitja e dheut

Rrëshqitja e dherave atje ka shkaktuar disa humbje jete dhe dhjetëra të zhdukur, në një provincë në jugperëndim të Kinës! Forcat e kërkim shpëtimit janë në luftë me kohën dhe kushtet atmosferike për të gjetur të mbijetuarit

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pas një rrëshqitje dherash që goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Bilanci pritet të jetë në rritje teksa po punohet për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Incidenti ndodhi në qytetin Zhaotong në orën 05:51 të së hënës me orën lokale, duke bllokuar 47 persona.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një ndërhyrje emergjente në zone, e cila po përjeton temperatura nën zero.

Banorët në zonë e përshkruajnë si një tërmet të zhurmshëm atë që ndodhi. Sipas tyre shumica e banorëve atje ishin të moshuar dhe fëmijë.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan ekipet e kërkim-shpëtimit duke ecur mbi grumbuj rrënojash përballë maleve të mbuluara me dëborë.

Sende personale të qytetarëve shihen të shpërndara kudo.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut është ende i paqartë, por rajoni i thellë malor është i prirur të haset me fenomene të tilla, për shkak të vendndodhjes së tij. Përmbytjet janë gjithashtu të zakonshme.

Zona është e pasur gjithashtu shumë miniera qymyri.

Në janar 2013, të paktën 18 njerëz humbën jetën nganë një rrëshqitje dheu në të njëjtin qark të Zhenxiong.