Humbin jetën dy anëtarë të forcave speciale të SHBA-së gjatë një bastisje në brigjet e Somalisë

Dy anëtararë të marinës amerikane që u zhdukën në brigjet e Somalisë më 11 janar kanë vdekur, tha Komanda Qendrore e SHBA-së pas kërkimit të tyre për 10 ditë.

Skuadrat nga SHBA, Japonia dhe Spanja kërkuan më shumë se 21,000 milje katrorë në përpjekje për të gjetur dy të humburit. Dy marinarët po hipnin në një anije në kërkim të armëve të paligjshme iraniane kur njëri ra në ujë dhe i dyti u hodh pas tij për ta shpëtuar.

SHBA ka një prani të vogël ushtarake në Somali për shkak të kërcënimeve të grupit militant  al-Shabaab, një organizatë ekstremiste islamike që ka kryer sulme kundër qeverisë somaleze.

SHBA e ka shpallur al-Shabaab një organizatë terroriste. Përveç trajnimit të forcave somaleze, SHBA është koordinuar gjithashtu me qeverinë somaleze për të  kryer sulme kundër al-Shabaab.

Sipas Komandës së SHBA-së në Afrikë, “Al-Shabaab është rrjeti më i madh dhe më aktiv i Al-Kaedës në botë dhe ka dëshmuar vullnetin dhe aftësinë e tij për të sulmuar forcat amerikane dhe për të kërcënuar interesat e sigurisë së SHBA”.