Situata nga dëbora në Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ku një borëpastruese hap rrugën e Thethit.

Sipas ARRSH-së, rruga është e pastruar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

“Theth
Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese
Temperatura -1°C.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.