Përfshihet nga flakët një shtëpi në Fushë-Krujë, shpëton çifti i të moshuarve

Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Raportohet se dy të moshuar ishin në shtëpi në momentin e zjarrit, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.