Në shërbim të jetës, mjekja që i'u dedikua fëmijëve të të tjerëve
Ora shënon 23;44 dhe mjekia Pediatre Kaliopi Tiko sapo ka nisur turnin
Përgjatë orëve të natës misioni i saj është të kujdeset për shëndetin e të vegjëlve që paraqiten pranë qendrës shëndetësore numër 7 në Kryeqytet
''Është viti i 7 që punoj në qendrën shëndetësore''.
Mantel i bardhë i mjekut shpesh i tremb fëmijët , ndaj detyrë tjetër jo më pak e rëndësishme e saj është dhurimi i dashurisë për të vegjlit
''Janë të vegjël dhe nuk dinë të shpjegojnë problemin që kanë''.
Ata e duan ...e tek ajo shohin shpëtim.
''Fakti kur ato hynë në derë dhe të përqafojnë është shumë e bukur’’.
Misioni i saj aq i bukur e njëkohësisht me shumë përgjegjësi e ka detyruar doktoreshëm që të lë 2 fëmijët e saj të vegjël 5 dhe 2 vjec në shtëpi kur puna e thërriste.
''Shkëputja nga shpia në turnin e natës është e vështirë''.
Tregon se në këto vite punë periudha më sfiduese në eksperiencën e saj ishte koha e pandemisë.
