104 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 10:05
Sot përkujtohet 104 vjetori i Kongresit të Lushnjes.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, kjo është ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë, në historinë e shtetit shqiptar.
Balla theksoi se vendimet e Kongresit të Lushnjes shpëtuan Shqipërinë tonë nga copëtimi i mëtejshëm.
“Ky Kongres vendosi themelet e organizimit kushtetues dhe i dha udhë jetës politike, demokratike dhe parlamentare me disa gjetje të veçanta, të cilat ishin të diktuara nga konteksti i vështirë historik”, nënvizoi Balla.
