4 automjete u bllokuan në borë gjatë natës në Korçë, brenda edhe një fëmijë i vogël. Zjarrfikësit ndërhynë për shpëtim

Reshjet intensive të borës në qarkun e Korçës kanë sjellë probleme.

Mësohet se mbrëmjen e së shtunës në ‘Kthesën e Barmashit’ 4 automjete janë bllokuar nga dëbora dhe reshjet intensive që përfshinë këtë zonë.

Raportohet se në një nga mjetet ka qenë edhe një fëmijë i vogël.

Sakaq, është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.