Kryqi i Kuq ndihmon të venë, i përgjigjet thirrjes së dhënë në Ora News

Pas thirrjes për ndihmë të një nëne të ve, kryqi i kuq shqiptar është sensibilizuar duke i dhuruar ndihma në ushqime dhe në veshmbathje për fëmijët.

Teksa shpërndanë ndihmat kryqi kuq falenderoi Ora News që shpesh herë i ka dhënë zë familjeve në nevojë.

''Ju falenderojmë për bashkëpunimin''.

Kjo ishte thirrja e Pranvera Zekaj një nënë 35 vjecare e ve e cila prej vitesh jeton e vetme me fëmijët.

Pas kronikës së transmetuar në Ora News thirrjes për ndihmë i’u përgjigj kryqi i kuq shqiptar duke kontribuar me batanije, artikuj ushqimorë, detergjentë etj.

''Me rastin u njohëm në Ora News. Kemi ndihma standarte që besoj do zgjasin 2 muaj.

Kemi sjellë 2 pako, veshje për fëmijët, batanije etj''.

Teksa falenderoi Ora News që shpesh herë i ka dhënë zë familjeve në nevojë kryqi i kuq premtoi se do të vijojë bashkëpunimin me televizionin për ti ardhur në ndihhmë familjeve në vështërsi.