Reshjet e dëborës, Balla: Aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në vend.

Balla u shpreh se në Qafë Thanë reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.

Reagimi i Ballës:

Qafë Thanë Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.

Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.