Reshje dëbore në Kukës, Policia: Rruga e Kombit dhe akset e tjera rrugore, janë të kalueshme

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, njoftoi të shtunën pasdite mbi gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Kukësit, si pasojë e rënies së reshjeve të dëborës.

DVP Kukës, bën të ditur se, ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Sipas policisë, akset rrugore në njësit administrative Arrën, Kalis dhe Zapod, janë të bllokuara.

Ndërkohë rruga e Kombit dhe akset e tjera rrugore, janë të kalueshme.

Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, njofton policia.

DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin paisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.