Reforma zgjedhore, Kume: Janë më komod të mbesin në këtë legjislacion që kemi, sesa ta ndryshojnë

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News foli për reformën zgjedhore. Kume u shpreh se partitë politike janë më komode të mbesin në këtë legjislacion që kemi sesa të ndërhyjnë dhe ta ndryshojnë atë.

Kume: Formalisht problemi duket se nuk lidhet me duan apo jo ta bëjnë reformën zgjedhore pra ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor.

I shmangen reformës sepse në këtë mënyrë nuk do të bëjnë ndryshimet e kërkuara jo vetëm nga partitë politike për të rregulluar cështje të tilla si sistemi zgjedhor, për ti krijuar mundësi shqiptarëve jashtë territorit shqiptar që të votojnë.

Janë më shumë komod të mbesin në këtë legjislacion që kemi se sa të ndërhyjnë dhe ta ndryshojnë.

Ngërci është rezulat i asaj që po ndodh tek opozita.