Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 20:24
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në Korçë.
40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, u gjet në dhomën e një hoteli në lagjen 12.
Burime bëjnë me dije se viktima është nga Tirana, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e humbjes së jetës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
