Grip sezonal apo virus tjetër? Tomini: Kemi bashkëqarkullim të Covidit dhe gripit, por situata...

Grip sezonal apo virus tjetër? Për kuptuar më shumë se me çfarë po përballet Shqipëria në këtë periudhë e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” e ftuar ishte drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se ka raste të shtuara, por që janë normale për këtë stinë të vitit.

“Është një situatë mëse e pritshme, por ka një sensibilitet të shtuar në këto ditë tek qytetarët.

Nuk është vendi për panik pasi është një situatë e pritshme.

Kemi bashkëqarkullim të Covidit dhe gripit, por ka mbizotërim të gripit në vend”, u shpreh Eugena Tomini.