Edhe drejtuesja e AKSHI-t në SPAK, ja pse po merret në pyetje Mirlinda Karçanaj
Drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj prej orës 10:00 ndodhet në SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.
Mësohet se ajo është duke u pyetur lidhur me një denoncim të ekspertit të IT-së, Gent Progni.
Gent Progni dorëzoi padinë në SPAk vitin e kaluar pas sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë. Ai dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre për zyrtarët e AKSHI-t, pikërisht të atyre personave që kishin për detyrë ruajtjen nga sulmet kibernetike të të gjithë sistemit.
Në lidhje me paraqitjen në SPAK të drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ka reaguar edhe vetë Gent Progni, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në një reflektim të turbullt në derën e SPAK – Mirlinda Karcanaj u paraqit sot për të dhënë dëshminë e saj për kallëzimin tim! Sa më shpejt dënohet aq më shumë mundësi kemi për të ruajtuar sadopak të dhëna që kanë mbetur pa dalë dhe shumë para nga taksat tona s’do të vidhen më!."

