Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tre orë në SPAK: Isha për të dhënë shpjegime

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në SPAK paraditen e sotme, ku është pyetur për rreth 3 orë. Në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.

Jorgo Goro është kryetar në detyrë i bashkisë Himare, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg pasi u arrestua nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Kujtojmë që ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.

Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro