Në arrest shtëpie, Berisha kërkon leje për të shkuar në Kuvend

Teksa ndodhet në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha kërkon leje për të dalë nga banesa. Përmes avokatëve të tij ai ka kërkuar që të marrë leje për të shkuar në Kuvend.

"Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të Spak, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit. Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Kërkesë është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve arben kraja e enkeleida millonai për të pranuar ose jo kërkesën", raporton gazetari Edison Vatnikaj.