Pampuri: Qeveria përdor dramën e të burgosurve për propagandë

Partia Demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha, iu përgjigj thirrjes së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për bashkimin e votave për miratimin e pr/ligjit “Për amnistinë fiskale”. Nënkryetarja Orjola Pampuri deklaroi se qeveria po përdor dramën e të burgosurve për propagandë.

“Shqetësohet sot mazhoranca për amnistinë pas së cilës fsheh vetëm interesat e saj dhe jo hallin e interesin e dhjetëra familjeve që kaluan vitin e ri pa ngrohje, me tavolinën bosh dhe pa asnjë shprese se diçka do ndryshojë në javet e muajt në vijim. Propaganda bajate as nuk ua zbeh dramat shqiptare që po u shkakton çdo ditë kjo qeveri dhe as nuk ua bën jetën më të mire”, u shpreh Pampuri.

Sipas saj, shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale. “Shqiptarët duan ndryshim, duan punësim, duan zhvillim ekonomik, duan te vendosin ata për qeverinë, dhe të aedhmen e tyre. Por interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë”, deklaroi Pampuri.