Aksident në Lezhë, motori përplaset me një automjet, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 12:46
Një aksident është shënuar mesditës e së dielës në dalje të qytetit të Lezhës.
Një automjet ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i kësaj të fundit.
Drejtuesi i çiklomotorit është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
