VIDEO/ Qazim Laçin e presin si “hero” te skuadra e Spartës së Pragës
Qazim Laçi është kthyer shpejt në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Spartës së Pragës. Mesfushori dibran i kombëtares shqiptare, është përshtatur mjaft mirë me skuadrën çeke.
Sezonin e kaluar fitoi titullin kampion, ndërkohë që këtë edicion numëron 2 gola dhe 7 asiste në të gjithë kompeticionet.
Tifozët e duan prej faktit që jep gjithmonë zemrën në fushë, ndërkohë që 27-vjeçari gëzon respekt maksimal edhe mes shokëve të skuadrës dhe stafit teknik. Sparta ka publikuar një video nga rikthimi i Laçit në skuadër.
Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë ndihen mirë me “luftëtarin” shqiptar, i cili ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Tashmë do të ketë shok skuadre edhe Indrit Tucin, sulmuesin e talentuar kurbinas, të cilin Sparta e bleu nga kroatët e Lokomotivës së Zagrebit.
Ekipi kryeqytetas renditet në vendin e parë me 5 pikë më shumë se rivalët e Slavias, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Sparta vijon garimin edhe në Europa League.


