VIDEO/ “Perla” e Muçit kundër Aston Villa-s shpallet goli i vitit te Legia

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të lakuar në Poloni, ndërsa për Legia-n është një talent i pastër i cili pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Legia pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 1 milionë euro do të marrë Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit.

Muçi ka fituar zemrat e tifozëve pasi këta të fundit kanë votuar golin e sulmuesit kuqezi si më të bukurin e vitit.

Perla e tij kundër Aston Villa-s, në ndeshjen e kthimit në Angli, në Conference League, ka marrë shumicën e votave në sondazhin që klubi zhvilloi në faqen zyrtare të klubit.