Kërkon 45 milionë euro, klubi spanjoll refuzon ofertën e Arsenalit për sulmuesin

Tri humbje në tri ndeshjet e fundit, dhe vetëm një gol i shënuar. Arsenali po kalon një moment delikat. Sulmi nuk po “ndez” dhe tifozët shpresojnë që klubi të sigurojë një përforcim në këtë repart gjatë merkatos dimërore.

Pse nuk po shënojmë? Sepse topi nuk do të futet në rrjetë… Nuk po arrijmë t’i konkretizojmë rastet tona”, u shpreh trajneri Mikel Arteta pas humbjes 0-2 përballë Liverpoolit në FA Cup.

Në skenë ka dalë Borja Mayoral, 26-vjeçari që po shkëlqen në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi iberik ka realizuar 12 gola deri në këtë fazë të sezonit me Getafen. Më shumë se ai ka shënuar vetëm Bellingham (13) në La Liga.

Drejtuesit e Arsenalit kanë bërë ofertën e parë për kartonin e Mayoral, për shërbimet e të cilit kanë ofruar rreth 26 mln euro.

Por, Getafe, që e bleu për 10 mln euro nga Reali në vitin 2022, kërkon 45 mln euro për ta lënë të lirë.

Kështu që tek Arsenali duhet ta rrisin propozimin për kartonin e sulmuesit.