Spektakël dhe kartona të kuq/ Ja çfarë ndodhi mbrëmë në çerekfinalet e Coppa Italia
Janë luajtur dje dy sfida çerekfinale të Kupës së Italisë. Në orën 18:00 u luajt derbi mes Lazios dhe Romës. Tensionet dhe përplasjet mes dy skuadrave nuk munguan në fushë.
Përveç lojës lojtarët u përlasën me njëri-tjetrin, por në fund ajo që gëzoi ishte Lazio dhe kjo falë golit të Zaccagnit me penallti në minutën e 51′.
Bardhekaltrit arritën të ruanin avantazhin pavarësisht përpjekjeve të romanistëve për barazim dhe për ta çuar ndeshjen në shtesë. Në fund të lojës pati dhe disa episode të pakëndshme, pasi arbitri nxorri 3 kartona të kuq.
Fillimisht u ndëshkua Pedro me dy të verdha brenda 1 minuti dhe në të 96-ën doli jashtë duke e lënë Lazion me 10 futbollistë. Por nuk munguan edhe 2 romanistë t’i bënin shoqëri spanjollit.
Azmoun në minutën e 100′ doli me të kuqe dhe menjëherë pas tij edhe Mancini u ndëshkua nga arbitri me kartonin e kuq.
Kështu Roma e mbylli takimin me 9 lojtarë duke u eleminuar nga Copa Italia, ndërsa Lazio do të përballet në gjysmëfinale me njërën prej çiftit Juvetus-Frosionone që luhet sot në mbrëmje.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Milani zhgënjeu në San Siro përballë Atalantës. Të besuarit e Gasperinit triumfuan me rezultatin 1-2, falë një dy golëshi të Koopmeiners, i cili bëri të pavlefshëm avatazhin e kuqezinjve me Leaon në fund të pjesës së parë.
Edhe këtu pati mjaft tensione loja, sidomos në fund. Portieri i dytë i Milanit, Mirante i cili ndodhej në stol u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri në të 96-ën.
Atalanta i gëzohet kështu gjysmëfinales së merituar ku do të gjejë aty Fiorentinën, e cila u kualifikua mbrëmë përballë Bolognas.


