VIDEO/ Lazio në gjysmëfinale të Kupës, një penallti vendos derbin e Romës

Derbin e Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë e fiton Lazio.

Skuadra bardhekalter u tregua më gjakftohtë në këtë përballje të nxehtë, duke e gjetur golin në fillimin e pjesës së dytë me Zaccagnin, që shndërroi një gol një penallti të shkaktuar me naivitet nga mbrojtja verdhekuqe.

Në fakt, Lazio në këtë rast pati ndihmën e Var-it, pasi gjyqtari Orsato fillimisht fillimisht nuk dalloi ndërhyrje të gabuar.

Lazio pati fatin me vete edhe në fundin e takimit, kur portieri Madas u mohoi golin verdhekuqve me dy ndërhyrje të njëpasnjeshme.

Nuk mund të mungonte tensioni në shtesë, por nuk ndryshoi rezultati.

Kështu, Lazio kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret fituesja e çiftit Juventus – Frosinone.

Goli:

https://streamin.one/v/6df626b3