Xavi piketon listën e lojtarëve që duhet të largohet nga Barcelona

Xavi Hernandez është duke bërë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të një skuadre të re dhe të fuqishme për sezonin e ardhshëm në Barcelona. Në përpjekjen për të realizuar vizionin e tij për futbollin, raportohet se ai ka planifikuar largimin e disa lojtarëve të njohur.

Emrat që janë në rrezik të largohen nga Barcelona përfshijnë Joao Felix, i cili, megjithëse ka mbështetjen e presidentit, duket se nuk ka mbështetin e Xavit. Ansu Fati, një talent i akademisë, mund të përfshihet në një marrëveshje të rëndësishme financiare gjatë verës.

Në përpjekje për të forcuar mbrojtjen, Xavi ka shprehur dëshirën për të mbajtur Joao Cancelo. Sergino Dest, ndërkohë, mund të largohet në një klub tjetër.

Në mesfushë, Xavi synon të sjellë një mesfushor mbrojtës më të profilizuar, duke vendosu në rrezik vendin e Oriol Romeut.

Lojtarë të tjerë që mund të shohin fundin e aventurës së tyre me Barcelona janë Marcos Alonso dhe Clement Lenglet, të cilët përballen me vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre në klub.

Barcelona dhe Xavi po përgatiten për një periudhë kalimtare intensive në verë, duke synuar të kthehen në krye të futbollit evropian dhe të ndërtojnë një skuadër që përfaqëson filozofinë e tyre të lojës.