VIDEO/ Tetë gola, Reali “gjunjëzon” Atleticon në derbin e Madridit dhe shkon në finalen e Superkupës
Real Madrid është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës, pas triumfit 5-3 ndaj Altetico Madrid, në takimin e mbajtur në KSU Stadium (Riyadh).
Koha e rregullt përfundoi 3-3, ndërsa gjithçka u vendos në shtesë.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e gjashtë, kur Griezmann gjeti Hermoson, me një krosim fantastik.
Los Blancos u kundërpërgjigjën dhe përmbysën shifrat.
Rudiger u koordinua mirë me kokë në minutën e 20-të, duke mposhtur portierin Oblak.
Në të 30-tën, sërish një mbrojtës nderoi skuadrën e Ancelottit, me Mendyn që shtyu topin në rrjetë.
Spektakli i 45 minutave të para nuk kishte përfunduar ende.
Antoine Griezmann u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Atletico Madrid, pas atij finalizimi perfekt në të 37-tën minutë.
Në pjesën e dytë, një gabim i autogolit të Rudiger u shlye nga Carvajal.
Në shtesë, takimi u bë mjaft emocionues. Një autogol i Savic dhe Diaz i dhuruan kualifikimin në finale skuadrës së Real Madridit (gol në 116’ dhe 120+’), me këta të fundit që do mësojnë nesër kundërshtarin (Barcelona-Osasuna).
Golat:
https://streamin.one/v/edc08332
https://streamin.one/v/23c2a430
https://streamin.one/v/6bf249b1
https://streamin.one/v/861accbd
https://streamin.one/v/d57df6f3
https://streamin.one/v/b9c87c96
https://streamin.one/v/cc8fa550
