Dinamo transferon vëllain e Marvin Çunit, firmos për 1 sezon e gjysmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 16:45
Dinamo bën një tjetër goditje në merkato. Klubi dinamovit ka firmosur me Kilian Çunin, një kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë. Vëllai Marvin Çunit ka luajtur më parë te Eintracht Karlsfeld në Gjermani.
“Kilian Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i FC Dinamo City! Ditën e sotme, mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur në praninë e drejtorit Fakiç, kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve në vijim.
Mbrojtësi shtatlartë vjen në skuadrën tonë pas përvojës me Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa kohëzgjatja kontraktuale është e vlefshme për një afat 1.5 vjeçar me opsion rinovimi. FC Dinamo i uron punë të mbarë dhe suksese me fanellën tonë”, shkruan klubi.
Dinamo renditet në vendin e pestë dhe deri më tani ka grumbulluar 22 pikë.
