Osimhen i kundërvihet agjentit të Kvaratskelias: Je një copë qelbësirë

Pas deklaratave të Mamuka Jugelit, agjentit të Khvicha Kvaratskhelia, sipas të cilit Victor Osimhen është gati për t’u transferuar në Arabi në verën e ardhshme, ka reaguar sulmuesi nigerian.

25-vjeçari, i cili sapo ka firmosur rinovimin e kontratës me Napolin, nuk i priti aspak mirë fjalët e menaxherit të gjeorgjianit.

Dhe sulmuesi i të kaltërve u përgjigj ashpër në një reagim në “Instagram”, aty ku  shkruan:

I dashur Jugeli, je një copë qelbësirë, më sikletos mënyra se si arsyeton, idiot! Mos e zër emrin tim me gojë“.

Përgjigje vërtet e fortë ajo e sulmuesit nigerian në drejtim të agjentit të shokut të skuadrës, që më parë kishte deklaruar:

Osimhen firmosi një kontratë të re, por vërtet besoni se do të luajë te Napoli gjithë karrierën?

Po ua them që tani, ai do të shkojë në Arabinë Saudite verën e ardhshme.

Napoli i rriti pagën, por Khvicha nuk do ta pranonte një transferim të tillë as për një miliardë, pasi do të donte të luante për Realin e Madridit, Bajernin, Barcelonën apo Manchester Cityn.

Kvaratskhelia ka objektiva dhe preferenca të ndryshme nga Osimhen“, theksoi menaxheri i Kvarës.