VIDEO/ Miqësorja e dytë, Partizani përmbys rumunët e Cluj. Shehi gjen fitoren e parë me të kuqtë

Pas barazimit me holandezët e Volendam, Partizani zhvilloi miqësoren e dytë në tokën turke aty ku të kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Orges Shehi.

Të kuqtë mposhtën me përmbysje 3-1, rumunët e Universitatea Cluj.

Kryeqytetasit e mbyllën në disavantazhin e një goli pjesën e parë, por në fraksionin e dytë të besuarit e Shehit reaguan pozitivisht dhe shënuan tre herë falë golave të Carës që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Sembene e Maguette.

Një fitore që shërben për moralin e “Demave” teksa në pritje të debutimit në kampionat, trajneri Shehi gjen edhe fitoren e parë me skuadrën e Partizanit.

Golat:

https://streamin.one/v/39f8038a

https://streamin.one/v/03cc6edc