VIDEO/ Manchester United kalon për më tej në FA Cup pasi mposhti Wigan-in

Skuadra e Manchester United është kualifikuar për në raundin e rradhës në FA Cup, pasi mposhti mbrëmjen e djeshme Wigan-in me rezultatin e pastë 0-2. Nga një gol në çdo pjesë i mjaftouan skudrës së Ten Hag të sigurojë kualifikimin.

Fillimisht ishte portugezi Dalot që zhbllokoi takimin në minutën e 22′, pas një asisti të Rashford. Në pjesën e dytë, Bruno Fernandes dyfishoi rezultatin nga pika e penalltisë.

FA Cup është trofeu i vetëm për të cilën Manchester United ka shpresa të triumfojë.

Pas eleminimit në Champions si e katërta në grup dhe një kampionati ku renditet në mes të tabelës, FA Cup mbetet mundësia e vetme e Manchester për të mos dalë pa trofe këtë sezon.