Hyri në fushë dhe goditi portierin kundërshtar, ja dënimi i dhënë për babain e binjakëve Stiven dhe Kristian Shpendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 14:50
Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi, teksa video e kësaj ngjarjeje u bë virale.
Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Kristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

