Denaj takon ambasadorin King-Smith: Bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje të bujqësisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin King-Smith. Denaj i shprehu ambasadorit King-Smith mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e bujqësisë.
“Gjatë takimit diskutuam me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, Alastair King-Smith, dhe ekipin e tij, nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri të vendit”, tha Denaj.
Ministrja bëri të ditur se, nëpërmjet projektit “New Perspectives”, diskutuam modelin e bashkimit të operatorëve për të fuqizuar ecurinë e prodhimit dhe punësimit.
“Përmes zbatimit të këtij projekti, kërkojmë të rrisim më tej fuqizimin e të rinjve dhe grave duke mundësuar një hapësirë më të qëndrueshme duke favorizuar zhvillimin në këto zona me potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi Denaj.
