Anijet e energjisë i kalojnë KESH-it, Balluku: Pagesat nisin kur të prodhojë energji, por i marrim në pronësi

Qeveria shqiptare ende nuk ka nisur pagesa për dy anijet që do të prodhojnë energji, edhe pse qëndrojnë në Vlorë prej vitit 2022.

Ministrja Belinda Balluku shprehet se pagesat për to do të nisin kur të prodhohet energji, por në fund do të kalojnë në pronësi të KESH.

Dy termocentralet lundruese të ankoruara në Vlorë prej nëntorit të vitit 2022, nuk kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit.

Ministrja Belinda Balluku shprehet se është ende duke u punuar për teknologjinë në to me qëllim prodhimin e energjisë.

''Te pajisen me te gjithe teknologjine qe e ka detyrim kompania qe e ka sjelle''.

Balluku shton se vetëm pas këtij procesi do të vihen ën zbatim pagesat

''Nderkohe qe do paguhet qiraja per prodhimin energjitik te atyre Teceve''

Por në përfundim të kontratës ato do të kalojnë në pronësi të KESH, e që mund të përdoren për prodhim por edhe për tu dhënë me qira

''KESH do perfitoje me vetem nje euro do i mbaje ato asete. 

Dy Anijet parashikohet të prodhojnë 15% energjisë së nevojave të Shqipërisë.