Bregu: Përpara cilësisë dhe ekonomisë së kompanive, duhet të jetë interesi i konsumatorit

Pedagogu Zylyftar Bregu, i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se përpara cilësisë dhe ekonomisë së kompanive duhet të jetë interesi i konsumatorit.

Bregu: Faktori kryesor apo shkaktari kryesor i problematikës është autoriteti shtetëror.

Kur opinioni publik shqiptar ishte i shqetësuar për cilësinë e naftës, një nga institucionet shtetërore bëri një kontroll dhe tha se kemi gjetur disa shkelje në disa pika shpërndarëse të naftës por emrat e këtyre karburanteve nuk do ti themi sepse dëmtojmë imazhin e kompanive.

Për mua kjo është një gjë absurde.

Unë nuk them ti sulmojmë kompanitë që i shërbejnë konsumatorit shqiptar, por përpara shëndetit e cilësisë e ekonomisë së kompanive duhet të jetë interesi i konsumatorit.