Bilanci i 2023-it, Kumbaro: Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar 10.1 milionë turistë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se, Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar 10.1 milionë turistë.
Në konferencën për analizën vjetore të ministrisë, Kumbaro u shpreh se, “ne numëruam mbi 10.1 milionë vizitorë nga 1 janari i 2023-it, deri në 31 dhjetor të këtij viti dhe nuk kam asnjë dilemë që viti 2023, ishte viti i turizmit, që u bë kryefjalë”.
“Rezultat, i cili erdhi pa asnjë dyshim si një bashkëpunim shumë mi mirë i sektorit privat dhe i sektorit publik.
Dhe brenda sektorit publik, i të gjithë sektorëve, të cilët në një mënyrë ose tjetër, ose punojnë drejtpërdrejtë për turizmin siç është MTM me agjencitë e veta, por të gjitha agjencitë qeveritare në të gjitha nivelet, që nga ato të policisë tek transporti, nga bujqësia deri tek infrastruktura, në një mënyrë ose një tjetër kanë qenë të orientuara, sepse i tillë ishte prioriteti politik i qeverisë në shërbim dhe në funksion të ekonomisë së turizmit”, tha Kumbaro.

