Balluku: Ja kur përfundon "Rruga e Arbrit"! Rrjeti hekurudhor, projekt i madh në vend

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi prioritetet për vitin 2024 si dhe bëri një analizë vjetore të vitit që lamë pas në një konferencë me gazetarët.

Ajo u shpreh se brenda qershorit të këtij viti pritet të përfundojë një nga akset më të rëndësishme si ajo Thumanë-Kashar. Ky aks tashmë do të mundet të përpunojë trefishin e pasagjerëve e ç’ka ishte parashikuar më parë.

“Kemi nisur vitin me një inspektim në Thumanë-Kashar si një nga akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu. Ngarkesa që ndodh në Fushë-Krujë apo Rinas ka bërë që të ndjejmë kompleksitetin që duhet zgjidhur sa më parë. Do dorëzohet para afatit. Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjatë verës 2024, duke shfryrë trafikun në autostradën e veriut apo aeroportin e Rinasit.

Ajo rrugë është ndërtuar për një kapacitet X e cila në 2019 ka qenë 2.2 milionë pasagjerë. Këtë vit vetëm 7 milionë pasagjerë vetëm prej aeroportit Rinas. Sot përpunon trefishin e çka ishte parashikuar kështu që ky zhvillim i shpejtë  i aviacionit civil kërkon një përgjigje tjetër”, tha Balluku.

Balluku: Ja kur përfundon "Rruga e Arbrit"! Rrjeti hekurudhor,

Sakaq, ajo dha dhe lajmin e mirë për rrugën e Arbrit. Brenda këtij viti kjo rrugë do të përfundojë, pasi më datë 26 dhjetor përfunduan gërmimet në tunelin e Murrizit.

“Gëzim i madh për MIE por edhe për të gjithë ata shqiptarë që aksesojnë zonën e Dibrës, në datë 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në tunelin e rrugës së Arbrit. Tuneli i Murrizit me kompleksitet të jashtëzakonshëm, e kam ndjekur vetë. Kemi dorëzuar tunele të tjera, si ajo e Skërficës dhe ajo e Llogarasë.

E kemi ekspertizën në Shqipëri të ndërtojmë tunele të gjata si ajo e Murrizit. Duhet kuptuar arsyeja e vonesës. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxhetu i shtetit për të mbështetur vonesat.

Është qëndruar në të njëjtën buxhet. Në dhjetor të 2024 ndoshta dhe më shpejtë, me përfundimin e tunelit të Murrizit, ku janë hedhur qindra ton hekur për ta mbajtur, rruga e Arbrit do të përfundojë. Nga ana tjetër në dhjetor të 2024 përfundon edhe Unaza e Madhe e Tiranës”, u shpreh ajo.

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi prioritetet për vitin 2024 si dhe bëri një analizë vjetore të vitit që lamë pas në një konferencë me gazetarët.

"Rrjeti hekururdhor ka nisur si një projekt i madh në Shqipëri, e cila do të lidhë Tiranën me Portin e Durrësit dhe Durrësin komercial dhe nga ana tjetër sapo kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e këtij aksi me Durrës-Rrogozhinë. Po përfundojmë procesin për Vorë-Hani i Hotit dhe pritet të hapet gara ndërkombëtare.

Dhe sigurisht të gjitha krijojnë një paketë të rëndësishme të një transporti aleternativ si ajo herkurudhor. Dikur ka qenë e rëndësishme. Ka ardhur momenti që të alternohen me njëra-tjetrën, transport modern, pa emetime dhe eficient për financat e secilit qytetar. Falenderoj BE për rimëkëmbjen e transportit hekurudhor.

Projekt tjetër i rëndësishëm hekurudhor ajo e Durrësit me Prishtinën, jo si transport komercial por si transport alternativ për udhëtarët e shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë. Është një projekt kombëtar që do lidhi shqiptarët mes tyre. Ne jemi të dyja qeveritë e angazhuar dhe me përfundimin e studimit të fizibilitetit do hapet gara ndërkombëtare. Dhe do të nisë ndërtimi i kësaj hekurudhe", theksoi Belinda Balluku.