EKZEKUTIMI në Vlorë/ 22 -vjeçari "u qëllua me snajper" në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2024, 23:01
Ora News ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. 22 -vjeçari Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar me "snajper" sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë të pallatit ku kishte apartamentin.
Raportohet se i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ndërsa vendngjarja është blinduar nga forcat e policisë, të cilat po zhvillojnë kontrolle edhe në banesat përreth në përpjekje për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle në banesa të ndryshme. Dyshohet se snajperisti ka qenë në ndërtesën përballë pallatit ku banonte viktima.


