U vra sot në një atentat, Viktimës i vendosën tritol në makinë edhe para 2 vitesh në Vlorë
Është vrarë me një armë zjarri mbrëmjen e sotme Benard Sinomati në hyrje të shtëpisë së tij në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 22 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, kujtojmë se në vitin 2022, gati 2 vite më parë tre persona u shoqëruan për një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit.
Sinomati ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjike.
Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë i dënuar për “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

