Juventus sfidon Interin për transferimin e mbrojtësit portugez
Juventus po punojnë në heshtje për të mbyllur pa shumë zhurmë një goditje të madhe në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar portugez Tiago Djalo, që luan me Lille në kampionatin francez.
Një lojtar që drejtori sportiv i bardhezinjve Cristiano Giuntoli me ka patur prej kohësh fiksim dhe që tani ka mundësi ta sjellë te Juventus.
Kontrata e tij me francezët skadon në fund të sezonit, ndaj po punohet që transferimi të mbyllet që tani, për të evituar konkurrencën.
Juventus po punon me Lille për të mbyllur marrëveshjen, duke ofruar një shumë parash, ndërkohë që vetë lojtari dëshiron të luajë me Inter. Te zikaltërit ai mund të shkojë verën e ardhshme me koston zero.
Giuntoli synon të ofrojë disa miliona plus bonuese te Lille për 23-vjeçarin, ndërkohë që mësohet se një marrëveshje paraprake është arritur.

