Edhe në 2024, në shesh pa fatura/ Tatimet në “gjumë”, bizneset “bëjnë festë”
Nga Alketa Çeku Përditësimi i fundit 5 Janar 2024, 12:44
Bizneset më me emer në vend të cilat kanë vendosur kioskat lëvizëse në qendër të Tiranës e kanë filluar vitin 2024 duke futur duart në arkën e shtetit.
Shteti po vidhet në mes të ditës pasi bizneset nuk ofrojnë fatura tatimore.
Me sa duket, administrata tatimore vazhdon të jetë me pushime të zgjatura duke lënë evazionin dhe informalitetin të lulëzojë në çdo cep të sheshit.
Ndërkohë që tatimet janë “në gjumë”, bizneset “bëjnë festë” duke mos dhenë asnjë kupon tatimor.
Tv Ora News ka raportuar disa ditë më parë informalitetin ne sheshin “Skënderbej”, por me sa duket organet tatimore kanë vendosur të mbyllin sytë para shkeljeve, sepse edhe në ditët e para të vitit 2024 tregtarë të pa shqetësuar shërbejnë pa kupona tatimorë.

